Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Volejboll, finalet e Kupës për meshkuj e femra premtojnë spektakël

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 12:19 | Sporte të tjera
Volejboll, finalet e Kupës për meshkuj e femra premtojnë

E shtuna e 11 marsit do të jetë një ditë e rëndësishme për volejbollin shqiptar. Palestra e Sportit në komunën e Farkës do të presë finalet e Kupës së Shqipërisë si për femra ashtu dhe për meshkuj. Maratona e finaleve nis prej orës 16:00 me duelin spektakolar të femrave atje ku Partizani dhe Skënderbeu do të kërkojnë të ulen në fronin ku qëndron Tirana e Amarilda Prengës, kampionet e edicionit të kaluar. Partizani është skuadra që udhëheq kampionatin kombëtar, por jo më mbrapa mbetet ekipi korçar që vjen me moralin e lartë pas triumfit në ligën e përbashkët me Kosovën, “Gjergj Kastrioti”.

I njëjti spektakël pritet edhe te meshkujt atje ku është një fotokopje e finales së sezonit të kaluar. Erzeni sfidon kampionët në fuqi të Tiranës në orën në 19:00, një duel ky që është parë në shumë finale të vitit të kaluar, por që edhe këtë sezon ka prodhuar rivalitet të lartë. Finalet duhet të zhvilloheshin më 5 mars, por u shtynë me një javë për shkak të shpalljes së të dielës së kaluar ditë zie. Pritet interes i lartë nga ndjekësit për finalet e trofeut që është objektivi i dytë më i rëndësishëm i skuadrave shqiptare, pas kampionatit kombëtar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli