Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Berisha në Korçë: 14 Maji, më i rëndësishmi nga 1992, Rilindasit cilësojnë edhe socialistët si inferiorë

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 21:17 | Politikë
Berisha në Korçë: 14 Maji, më i rëndësishmi nga

Kreu i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, në fjalën e tij mbështetëse për kandidaten e Korçës Ledina Aliolli, thumboi sërish qeverinë dhe në veçanti kreun e saj Edi Rama.

Berisha cilësoi zgjedhjet e 14 majit si “më të rëndësishmet nga 22 marsi 1992, për të shmangur ikjet masive nga vendi. Nuk e kam për mbështetësit e PD-së, apo të një partie tjetër por për çdo shqiptar; le të mendojmë se do të ecim në këtë mënyrë, pas 8 vitesh do të kenë ikur 2/3 dhe ne vazhdojmë në somnambulizmin tonë”, deklaroi ai përballë të pranishmëve.

Ish-kryeministri u përqendrua mbi ekonominë, duke shtuar edhe arritjet e qeverisë së tij,  duke cituar si kontratë infrastrukturën socialiste. “Ç’po ndodh me shqiptarët në këto 8 vite. Shqiptarët këto 8 vite po varfërohen dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Shqiptarët në këto 8 vite, për shkak të inflacionit marrin një rrogë të paktën 30% me më pak vlerë se në vitin 2013.

Në 1992 të ardhurat tona ishin 204 dollarë për frymë në vit. Të tilla të ardhura kishin veç ugandezët dhe angolezët. Arritëm në vitin 2008 të vendosemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme, të larta.

Sot ku jemi? Edhe atëherë nuk ishim të pasur, përsëri kishte varfëri, por kishte varfëri në pakësim, varfëri në zvogëlim, e cila nuk shuante shpresën e shqiptarëve”.

Berisha akuzoi sërish qeverinë se ishte e etur për lekë, dhe se në “çdo punë publike shpenzon 6-8 herë mbi koston dhe kjo është e vërtetë”, duke cituar rindërtimin  e shkollës Sami Frashëri, që nga 700 mijë dollarë ka një faturë 7 milionë euro.

Ish-kryeministri në fund iu drejtua socialistëve. “Unë i them çdo socialisti; o socialist, këta rilindësit e tu që të marrin votën, këta të mjerojnë ty, dhe ai që shëtit nga një avion në tjetrin, duke shpenzuar 22 milionë euro vetëm në udhëtime, atij ti nuk i dukesh njeri, ti i dukesh një qenie inferiore”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli