Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bilanci i pandemisë, 12 të infektuar

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 21:07 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, 12 të infektuar

Asnjë humbje jete dhe 12 të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pas 216 testimeve.

 Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 170 qytetarë aktivë me Covid19.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

 9 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos.

 Janë 170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

 Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë.

  Statistika ( 11 Mars 2023)

Raste të reja ditore               12

 Të shëruar në 24 orë            8

 Të shtruar në spitale             6

 Humbje jete në 24 orë           0

 Testime ditore                        288

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli