Ndodh gjithçka në 8 minuta në sfidën delikate të luajtur në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Në minutën e tretë është Da Silva që kalon në epërsi kryeqytetasit, ndërkohë që për djemtë e italianit Colella nuk ka kohë për të festuar sepse 5 minuta me vonë shkodranët vendosin baraspeshën me Bekim Balajn, i cili realizon një penallti.
Një fillim i tillë premton për stuhi golash, por në fakt nga ai moment përballja hyn në një ekuilibër ku Vllaznia mban topin dhe Partizani tenton kundërsulmin, por pa raste të qarta.
Me barazimin, Partizani shkëputet me dy pikë nga kryesuesja Tirana, ndërkohë që Vllaznia kap Egnatian në vendin e tretë.