Një kryevepër e “Kvaradonës” dhe goli i Rrahmanit vulosin Serie A, ka një lajm të keq për Sylvinho

Një kryevepër e “Kvaradonës” dhe goli i Rrahmanit vulosin Serie A, ka një lajm të keq për Sylvinho
Napoli mund Atalantën 2-0 dhe rikthehet 18 pikë sipër Interit dhe tashmë vetëm pret zyrtarizimin e shpalljes kampion, në një sezon të dominuar nga fillimi në Serie A.
Atalanta ishte një nga ekipet e pakta që mund të venin në vështirësi ekipin e Lucianpo Spalletti, dhe pjesa e parë tregoi një ekuilibër pavarësisht disa rasteve të dyshes së mrekullueshme Kvarashkelia-Osimhmen.
Në përfundimin e pjesës së parë vjen një lajm i keq për Atalantën por edhe për trajnerin e Kombëtares kuqezi Sylvinho, me Berat Gjimshiti që ndjen një problem në kofshe dhe braktis fushën.
Napoli zhbllokon rezultatin në minutën 60 falë një goli të gjeorgjianit Kvaraskelia që i jep argumente të tjera atyre që e quajnë “Kvaradona”. Një aksion i tij spektakolar ku shmang 7 mbrojtës me fintet e tij bën që stadiumi Maradona të shpërthente në gëzim, me talentin e blerë vetëm 10 milionë euro që shënon golin e 11 në kampionat, me 11 asiste.
Liderët e renditjes vulosin rezultatin me Amir Rrahmanin në minutën 77, me një goditje me kokë mbresëlënëse.