Volejboll, vajzat e Skënderbeut shpallen kampione, djemtë e Tiranës mbrojnë titullin

Publikuar më: 11/3/2023, ora 20:47
volejboll 1280x720

Volejboll, vajzat e Skënderbeut shpallen kampione, djemtë e Tiranës mbrojnë titullin

Publikuar më: 11/3/2023, ora 20:47

Ekipi i volejbollit për femra të Skënderbeut u shpall sot kampion i kupës së Shqipërisë.

Vajzat e ekipit juglindor, të drejtuara nga trajneri Orlando Koja kanë mposhtur kryeqytetaset e Partizanit me rezultatin e ngushtë 3-2, në një finale ku nuk munguan emocionet deri në pikën e fundit.

Sa i përket meshkujve, Tirana arriti të mbrojë fronin në Kupën e Republikës. Bardheblutë e Arben Sakos shkëlqyen duke mundur në finale Erzenin e Shijakut në shifrat 3-1. Me 25 pikë të shënuara, kapiteni i Tiranës Ledion Martiro u shpall lojtari më i mirë i finales. Ky është trofeu i nëntë i Kupës së Republikës për Tiranën që tani synon të mbrojë edhe titullin kampion.