Af Elbasani, me hapa të sigurt drejt Kategorisë së Parë, merr fitoren me 6 gola

Publikuar më: 12/3/2023, ora 15:26
elbasani 1207x720

Af Elbasani, me hapa të sigurt drejt Kategorisë së Parë, merr fitoren me 6 gola

Publikuar më: 12/3/2023, ora 15:26

Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme për kapërcimin nga Kategoria e Dyte në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar.

Ka qenë fitorja tenistike 6-1 e fituar kundër Maliqit, që i ka dhënë djemve të Elbasanit kreun e kategorisë së dytë, duke qenë se Pogradeci rival ka marrë vetëm një pikë në fushën gjirokastrite.

Në vendin e dytë është Pogradeci, ekip që duhet të luftojë fort për t’u futur me Play off në kategorinë e parë

Gjatë ndeshjes kundër Maliqit ka patur disa herë tension midis lojtarëve dhe tifozerive, por pa shkaktuar incidente, ashtu si ndodhi javën e kaluar në fushën e Elbasanit.