Aksident në Fier, makina kthehet përmbys

Publikuar më: 12/3/2023, ora 20:47

Aksident në Fier, makina kthehet përmbys

Publikuar më: 12/3/2023, ora 20:47

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është kthyer përmbys.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.