Pamje nga lokali në Tiranë ku u vra banakierja

Publikuar më: 12/3/2023, ora 21:57

Pamje nga lokali në Tiranë ku u vra banakierja

Publikuar më: 12/3/2023, ora 21:57

Tirana është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një ngjarje tejet e rëndë kriminale, ku një grua ka mbetur e vrarë me armë zjarri, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

Në ndryshim nga ngjarje e mëparshme kriminale, këtë herë autorët janë treguar të pamëshirshëm duke qëlluar me breshëri në drejtim të lokalit, në të cilin kishte disa persona. E vrarë nga të shtënat ka mbetur punonjësja e lokalit, shtetasja Mimoza Paja, rreth 50 vjeçe, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 5 persona të tjerë: shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.