Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Publikuar më: 13/3/2023, ora 17:13
autostrada fier vlore 1277x720

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Publikuar më: 13/3/2023, ora 17:13

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Fier-Vlorë.

Policia bën të ditur se shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 pasagjerët, shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.