Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Iu rikthye ekranit pas 9 vitesh me rolin e pazakontë, heroi i filmave aksion fiton Oscar për herë të parë

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 09:15 | Showbiz

Brenda Fraser ishte një ndër protagonistët e të dielës mbrëma në Hollivud, pasi fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë protagonist për rolin e një burri gay 270-kilogramësh që përpiqej të rigjente lidhjet me vajzën.

Filmi “The Ëhale” - “Balena” ishte vlerësuar pozitivisht që në premierën e tij në Festivalin e Venecias verën e kaluar. Me regji të Darren Aronofsky, filmi bazohet në dramën e vitit 2012 të Samuel Hunter, me të njëjtin emër.

Me lot në sy, Fraser tha gjatë ceremonisë se rruga e tij e gjatë dhe me pengesa në industrinë e kinematografisë ishte shpërblyer. “Këtë punë e kam nisur 30 vite më parë dhe gjërat nuk kanë qenë të lehta për mua”, tha Fraser. “Gjithçka ka qenë si një ekspeditë në fund të oqeanit dhe oksigjeni im kanë qenë disa persona, si djemtë e mi Holden, Leland dhe Griffin. Falënderoj edhe menaxheren time JoAnne Colonna. Jennifer Plant”.

Roli i pazakontë ishte i parë për Fraser pas 9 vitesh mungesë në ekranin e madh. Dikur protagonist i filmave aksion e komedi, si “George of the Jungle” dhe trilogjia “Mummy”, Fraser thuajse ishte tërhequr nga aktrimi, pjesërisht edhe për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë xhirimit të skenave të rrezikshme.

54-vjeçari, i cili zakonisht shfaqej muskuloz dhe i tonifikuar, këtë herë pati sfida të tjera. Për rolin e burrit obez në film ai mbajti veshur një kostum të rëndë, i cili bashkë me makijazhin kërkonte gjashtë orë për t’u realizuar. Si pasojë, ai e kishte thuajse të pamundur të ecte qoftë edhe për pak metra.

Filmi u kritikua nga disa shikues për shkak se filmi bazohej tek depresioni i burrave mbipeshë, ndërsa të tjerë kritikuan vendimin për të transformuar artificialisht aktorin, në vend që të merrej një aktor obez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani