Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri: Borrel dhe Varhelyi në Tiranë, zbardhet agjenda

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 17:05 | Aktualitet
Këshilli i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri: Borrel dhe Varhelyi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe Komisioneri Oliver Varhelyi do të jenë në Tiranë më 15 dhe 16 mars me rastin e mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh zëvendëspresident i Komisionit Evropian i shoqëruar nga komisioneri Oliver Varhelyi do të vizitojnë Shqipërinë më 15-16 mars me rastin e mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Kjo është hera e parë që SAC zhvillohet në Tiranë,” njofton delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në një postim në Twitter.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1635308981613907969?s=20

Përpos Shqipërisë, zyrtarët e Unionit do të jenë edhe në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars.

Sipas asaj që njoftohet, vizitat do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedonia e Veriut sipas Marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor.

Duke filluar me Shqipërinë në 15 mars, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12- të të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 12:00.

Pasdite, Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16 -të të Stabilizim Asociimit BE-Maqedonia e Veriut të premten, 17 mars.

AGJENDA
https://a2news.com/2022/11/03/procesi-i-berlinit-nenshkruhen-3-marreveshje-mes-lidereve-te-ballkanit-perendimor/
https://a2news.com/2022/12/07/nga-vallet-te-peruljet-rama-publikon-fotoalbumin-e-samitit-be-ballkani-perendimor/
https://a2news.com/2022/12/06/samiti-be-ballkani-perendimor-blindohet-tirana/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani