Milani nuk di të fitojë në Serie A, ngec në “San Siro”-n e tejmbushur ndaj Salernitanës

Publikuar më: 13/3/2023, ora 22:53
girouddd

Milani nuk di të fitojë në Serie A, ngec në “San Siro”-n e tejmbushur ndaj Salernitanës

Publikuar më: 13/3/2023, ora 22:53

Vinin pas kualifikimit në çerekfinale të Champions League dhe tifozët i “respektuan” duke mbushur me të gjithë kapacitetin e tij “San Siron”, por në fund dolën të zhgënjyer nga lojtarët e Milanit, të cilët barazuan 1-1 me Salernitanën.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 me një gol të realizuar në fund nga Giroud, por loja linte për të dëshiruar.

Në pjesën e dytë, Salernitana barazoi rezultatin me një kundërsulm me anë të Dia në minutën e 61-të. Pioli hodhi në fushën e lojës edhe Ibrahimovic, por as 41-vjeçari nuk mundi të ndihmojë për gjetjen e golit të avantazhit.

Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 48 pikëve, duke kaluar në vendin e katërt, me një pikë më shumë se Roma.