Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miratimi i reformës së pensioneve, sindikatat  ballë për ballë Macron, Parisi mbushet me plehra

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 18:58 | Bota

Mijëra tonë plehra kanë pushtuar rrugët e qytetit të Parisit fundjavën e fundit, duke u kthyer në një problem të vërtetë, për shkak të një greve që kanë shpallur punonjësit e sektorit publik.

Tensionet në radhët e sindikatave kanë arritur kulmin pasi qeveria e presidentit Macron vendosi të mos dëgjojë zërin e tyre dhe të shkojë përpara duke miratuar reformën e kundërshtuar në sistemin e pensioneve.

Për javë të tëra rrugët e qyteteve kryesore të Francës panë protesta të mëdha për shkak të kundërshtisë ndaj rritjes së moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Ligji për pensionet synon që të përafrojë legjislacionin francez me atë të fqinjëve europiane dhe Britaninë e Madhe, u miratua nga parlamenti pavarësisht greva dhe protestave.

Por menjëherë, pas veshit shurdh nga ana e qeverisë, sindikatat nisën kundërshtinë dhe kjo gjë u vu re në rrugët e kryeqytetit të cilat tashmë kanë më shumë se 5000 tonë mbeturina të pa mbledhura.

Situata e ngjashme raportohet dhe në qytete të tjera franceze, të cilat janë pushtuar nga era e keqe për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit.

Probleme të theksuara nga greva ka pasur dhe në sektorët e energjisë dhe transportit, ndërkohë që ende nuk ka një shenjë dore të shtrirë nga ana e qeverisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë