Plani i zbatimit të propozimit të BE, Lajçak takon Vuçiçin për tryezën e Ohrit me Kurtin

Publikuar më: 13/3/2023, ora 12:16
MB LAJCAK NE SERBI frame 60 1280x720

Plani i zbatimit të propozimit të BE, Lajçak takon Vuçiçin për tryezën e Ohrit me Kurtin

Publikuar më: 13/3/2023, ora 12:16

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, viziton sot Beogradin duke përfunduar me parapërgatitjet për tryezën e së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Zyrtari do të takohet pasdite me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pasi javën e kaluar takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës në Prishtinë. Diskutimi kryesor ka qenë për planin e zbatimit të propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

Konkretisht kryeministri Kurti e ka pranuar atë, ndërsa fjala e fundit tashmë i mbetet presidentit Vuçiç, i cili ka shprehur rezerva lidhur me 11 pikat e planit të BE-së.

Vetë Lajçak konfirmoi se qëllimi i vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd ishte mbledhja e informacionit se si udhëheqësit dhe politikanët e shohin procesin e zbatimit të ujdisë.