Pogba ndalet sërish, rikthimi shtyhet për në fund të muajit

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 12:43 | Futboll
Pogba ndalet sërish, rikthimi shtyhet për në fund të muajit

Nuk ka paqe për Paul Pogba. Viti i rikthimit të francezit te Juventus vijon të mbetet një “mallkim”. Kur u duk se ylli i mesfushës së bardhezinjve e hodhi pas krahëve dëmtimin që e mbajti prej muajit gusht jashtë fushave, tani duhet të ndalet përsëri.

Pogba është shfaqur në mjediset mjekësore të klubit mëngjesin e kësaj të hëne për të bërë ekzaminime të tjera, këtë herë për një tërheqje muskulore të pësuar në kofshën e djathtë në një prej seancave të fundit stërvitore.

Ish-lojtari i United sipas njoftimit të stafit mjekësor duhet të ndalet për një tjetër periudhë prej 20 apo 30 ditësh. Max Allegri në këtë mënyrë do të mund të mendojë për përfshirjen e Pogba në formacion, vetëm pas pauzës së ekipeve kombëtare në fundin e muajit mars.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani