Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Të ardhurat e Bashkisë, Këlliçi akuza Veliajt: I ke shpenzuar për luks, jo për qytetarët

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 19:35 | Politikë
Të ardhurat e Bashkisë, Këlliçi akuza Veliajt: I ke

Kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi reagoi pas fjalimit të kryebashkiakut Veliaj ku prezantoi strategjinë e re për kryeqytetin.

Sipas Këlliçit, në 8 vite qeverisje të Tiranës, Erion Velaj ka shpërdoruar të ardhurat e bashkisë për shpenzime luksi dhe jo për qytetarët.

“Më pret Tirana e vërtetë, aty ku mungon uji i pijshëm, aty ku ka trafik, aty ky ajri është i ndotur dhe aty ku jetohet e vërteta dhe jo në sallat e luksit që keni parë ditën e sotme, që janë shpërdoruar qindra mijëra euro, sërish nga taksat tuaja, për të bërë prezantimin dhe mashtrimeve të kryetarit të dështuar që së bashku në 14 maj do ta nxjerrim nga zyra”, tha Këlliçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani