Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Berisha prezanton Zef Hilën në Vaun e Dejës: Zgjedhjet e 14 majit zgjedhje për çdo shqiptar, për t’i thënë “stop” vjedhjes

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 19:33 | Politikë
Berisha prezanton Zef Hilën në Vaun e Dejës: Zgjedhjet e 14 majit

Sali Berisha ka prezantuar pasditen e kësaj të narte kandidatin për Bashkinë Vau Dejës, në zgjedhjet e 14 majit, Zef Hila, për të cilin u shpreh se ai do të dorëzojë mandatin e deputetit, për të kthyer bashkinë, sipas Berishës, në shtëpinë e parë të qytetarëve.

“Unë kam një nder të veçantë, kënaqësi të madhe të vij sot për të paraqitur para jush për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës., qytetar të parë të kësaj bashkie, njërin nga qeveritarët lokalë më të aftë, më të shkëlqyer që ka patur dhe ka PD. Njërin nga deputetët e saj më aktivë, avokat i juaj, i interesave tuaja në parlament, i palodhur dhe i pamposhtur.

Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush.

Në këtë kontekst dorëzimi që ai i bën mandatit të deputetit për të ardhur, qëndruar dhe bashkëpunuar me ju, çdo ditë, çdo javë për të rikthyer bashkinë e Vaut të Dejës në shtëpinë tuaj të parë është një akt të cilin kam bindje, se çdo njëri prej jush dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë dhe meriton vlerësim të madh.”

Sali Berisha në Vaun e Dejës

Ai deklaroi më tej se, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për t’i thënë stop vjedhjes.

“Shkoni në Pukë tek kryetari, se si investimet për banesat sociale, i kishin marrë të gjithë funksionarë të PS. Një pjesë e tyre banonin në Tiranë, i kishin ndërtuar si tip vilash me 3 kate dhe i jepnin si hotele në Pukë. Po sigurisht që i ndajnë paret me Gjonin ata. Zef këta që marrin jashtë çdo merite ndihmën sociale i ndajnë paret me kryetaren e qarkut. Nëse ti firmos në shkelje të ligjit, për paratë tuaja dhe e shef të qartë se po vidhen, ti do pjesën tënde se ndryshe kurrë nuk mund të firmosësh.

Ndaj dhe po vjen 14 maji. 14 maji është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.

Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë. Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë patur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun. Që beson se Shqipëria vetëm si vend i lirë mund të zhvillohet. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar për ti thënë stop vjedhjes monstruoze të qytetatëve shqiptarë nga kjo qeveri.

Kjo që them nuk është propagandë. Kjo është e vërtetë në dokumente të sotme. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se në 9 muaj e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveritarët, zyrtarët 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në vit në të gjithë Shqipërinë arrin në 97 miliardë lekë. Nëse kjo qeveri nuk do të vidhte, nuk do të vidhte 122 miliardë lekë, atëherë çdo rrogëtar shteti dhe i ndërmarrjeve publike, do të mund të mirrte një rrogë 130 %  më të lartë. Po pse nuk e merr? Sepse fondet, vidhen dhe vetëm vidhen.

Sepse ato nuk shkojnë në rritje rrogash, pensionesh, por shkojnë në punë publike në të cilat dokumentet faktojnë se vjedhin gjer në 90% të shumës. Shkojnë në investime publike duke ndërtuar rrugë me 22 mln euro në fushë, në një kohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet kurrë më shumë se 2-3 mln euro.

Shkojnë duke ndërtuar rrugë anësore Lekaj-Fier me 7.1 mln kilometrin, në një kohë kur autostrada Shkëmbi i Kavajës-Fier është ndërtuar me 1.5-1.8 mln euro. Shkojnë duke ndërtuar shkolla me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në manuale ndërtimi në Europë dhe SHBA, kushton 680-700 mijë euro maksimumi. Shkojnë pra të gjitha duke vjedhur qeveritarët në çdo tender.”

Sali Berisha në Vaun e Dejës

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani