Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Dënim të përjetshëm” për vjehrrin që vrau dhe copëtoi me sharrë nusen e djalit

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 20:34 | Bota

Është dënuar me burgim të përjetshëm vjehrri monstër Fehmi Adsız, i cili preu me sharrë elektrike nusen e tij, Kirgistan Ayat Adsız, ndërsa djali i tij ishte në punë, rreth 2 vjet më parë në lagjen Çerkezköy të Tekirdağ në Turqi.

Fehmi Adsız, 65 vjeç, kishte pasur një debat me nusen e djalit të tij, Ayat Adsız, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa djali i tij nuk ishte në shtëpi. Por, debati verbal mes tyre degradoi në dhunë fizike, ndërsa Fehmi Adsız e goditi fillimisht me thikë nusen e tij.

Por, ai nuk do të mjaftohej me kaq, pasi mori një sharrë hekuri duke ia prerë trupin në disa copa, ndërsa më pas i futi në disa qese plehrash e më pas e hodhi në koshin e mbeturinave pranë shtëpisë. Ndërkohë, pjesën tjetër të trupit tentoi t’ia fuste në makinë, por në atë moment në banesë erdhi gruaja e tij, vjehrra e viktimës, duke ia lënë në mes krimin.

Ishte ajo e cila menjëherë sapo pa se çfarë kishte ndodhur, ua raportoi situatën fqinjëve, të cilët më pas lajmëruan policinë. Autori i masakrës u arrestua dhe Gjykata e krimeve të Rënda e dënoi atë me “burgim të përjetshëm”.

Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Adsiz tha se ai dhe nusja e tij kishin një marrëdhënie shumë të keqe dhe se nuk shkonin mirë, ndaj kjo ishte arsyeja se përse ai e kishte vrarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani