Kërcënoi me jetë një person për arsye pronësie, arrestohet i moshuari i dënuar për vrasje në Mat

Publikuar më: 14/3/2023, ora 09:28

Kërcënoi me jetë një person për arsye pronësie, arrestohet i moshuari i dënuar për vrasje në Mat

Publikuar më: 14/3/2023, ora 09:28

Një i moshuar është vënë në  pranga në Mat pasi kërcënoi me jetë një person për arsye pronësie.

Njoftohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel ku 80-vjeçari I.L., i dënuar më parë për vrasje, është konfliktuar për motive pronësie me një qytetar tjetër.

Me ndërhyrjen e policisë, u arrestua i moshuari, i cili ishte dënuar më parë për vrasje. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.