Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta kalojnë në gjysmëfinale

Publikuar më: 14/3/2023, ora 14:59
Kupa e Shqiperise Tirana dhe Teuta kalojne ne gjysmefinale 1280x720

Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta kalojnë në gjysmëfinale

Publikuar më: 14/3/2023, ora 14:59

Tirana dhe Teuta janë dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë barazuan 2-2 me Kastriotin në ndeshjen e dytë të sfidës çerekfinale, por fitorja 4-1 në ndeshjen e parë nuk e vendoste për asnjë moment në diskutim kalimin më tej.

Hasani dhe Najdovski shënuan dy gola të shpejtë për skuadrën e Orges Shehit, por edhe pse krutanët mbetën me dhjetë vetë pa mbaruar pjesa e parë, arritën të barazonin. Fillimisht Iseni shkaktoi autogol ndërsa pak minuta nga fundit Ajazi realizoi golin e dytë.

Teuta gjithashtu shkonte në sfidën kundër Kukësit me një rezultat të mirë, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë. Durrsakët u qetësuan edhe më shumë pasi shënuan golin e parë të takimit, por edhe pse me 10 vetë kuksianët arritën të përmbysnin rezultatin, duke shënuan dy herë. Gjithsesi kjo nuk mjaftoi për t’u kualifikuar.

Të mërkurën luhen dy çerekfinalet e tjera, Laçi-Egnatia dhe Partizani-Vllaznia. Laçianët dhe rrogozhinasit përballen në orën 13:00 dhe të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin pas mbylljes së sfidës së parë në barazim pa gola. Më e vështirë duket për Partizanin, që u mund 3-1 në Shkodër në ndeshjen e parë. Të kuqtë do të luftojnë për kualifikimin duke nisur nga ora 16:00.