
MLS amerikane, Inter Miami rinis ofensivën për Leo Messi
Rinovimi i Lionel Mesit te Paris Seint Zhermen ka ngecur dhe qëndrimi i sulmuesit te kampionët e Francës është në dyshim.
Kontrata e yllit argjentinas përfundon në muajin qershor, megjithatë palët ende nuk kanë gjetur akordin për të firmosur. Duke përfituar nga situata e krijuar, në skenë është rikthyer Inter Majemi.
Klubi i zotëruar nga ish-legjenda angleze Devid Bekham e synon prej vitesh afrimin e Leo Mesit në elitën e futbollit amerikan. Madje kontaktet për transferimin e mundshëm kanë nisur prej vitit 2021.