Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Për herë të parë nga shpallja e pandemisë, Kina hap dyert për turistët e huaj

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 12:12 | Bota

Kina do t’i hapë kufijtë për turistët e huaj për herë të parë që nga shpallja e pandemisë së Covid-19.

Lehtësimi i madh i kufizimeve vjen pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga strategjia zero-covid që e ka dëmtuar ekonominë e tij.

Kështu, nga 15 marsi, zyrat e huaja mund të përpunojnë aplikimet për viza kineze. Hyrja pa viza do të rifillojë gjithashtu në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike.

Grupet turistike nga Hong Kongu dhe Macau do të rifitojnë gjithashtu privilegjin e tyre pa viza. Për më tepër, vizat e vlefshme të lëshuara përpara se Kina të mbyllej për botën më 28 mars 2020 do të jenë sërish të vlefshme.

Heqja e kufizimeve të fundit ndërkufitare të vendosura për të trajtuar Covid-in shënon një hap të madh drejt rifillimit të jetës normale në Kinën e pas pandemisë.

Dhjetëra miliona turistë ndërkombëtarë e vizitonin Kinën çdo vit para pandemisë dhe industria e saj e turizmit është goditur rëndë nga masat e rrepta anti-Covid. Por vendi mund të presë një rritje të konsiderueshme të mbërritjeve ndërkombëtare, pasi të rihapë kufijtë, sipas vlerësimeve të  analistëve.

Qytetarët kinezë gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë me grupe turistike në 60 vende, nga 20 që ishin më parë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli