Përpos Ramës e Berishës edhe Alibeaj në Elbasan: Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për shqiptarët

Publikuar më: 14/3/2023, ora 12:39
ALBIEAJ 1132x720

Përpos Ramës e Berishës edhe Alibeaj në Elbasan: Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për shqiptarët

Publikuar më: 14/3/2023, ora 12:39

Figurat politike të vendit kanë vizituar sot Elbasanin, qytetin në të cilin Dita e Verës ndihet më shumë se kudo tjetër në Shqipëri.

Përpos kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, në qytetin e ballokumeve duket se ka shkuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mesa shihet nga fotot e shpërndara në rrjetet e tij sociale, Alibeaj është mbledh me miq, bashkëpunëtorë dhe demokratë të Elbasanit këtë të martë.

“Në ditën e parë të verës në qytetin simbol të kësaj feste. Mes miqve të mirë, bashkëpunëtorëve dhe demokratëve elbasanas dhe atyre që kanë mbërritur nga gjithë Shqipëria. Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar,” shkruan Alibeaj në postimin e tij.

Kurse, më herët gjatë ditës kreu i demokratëve Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Luçiano Boçin në zgjedhjet e 14 majit.