Po ndizte qirinj, bie nga lartësia dhe humb jetën e moshuara në Kishën e Laçit

Publikuar më: 14/3/2023, ora 12:48
03 FOTO Kisha e Lacit bashkon besimtare pa dallim feje te cilet besojne ne mrekullite e saj Copy scaled 1 1079x720

Po ndizte qirinj, bie nga lartësia dhe humb jetën e moshuara në Kishën e Laçit

Publikuar më: 14/3/2023, ora 12:48

Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç nisi me një tragjedi të martën e parë të saj. Një e moshuar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi ku po ndizte qirinj.

E moshuara ishte kapur pas një guri dhe në një moment ka rrëshqitur. Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, e moshuara rreth të 70-ve, nuk mundi të mbijetonte.

Ajo ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Laçit.