Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama-pensionistëve nga Elbasani: Mos dëgjoni thashethemet, gati mbështetja tjetër sociale

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 11:04 | Politikë
Rama-pensionistëve nga Elbasani: Mos dëgjoni thashethemet, gati

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Në një prononcim për gazetarët nga qyteti i ballokumeve, Rama përmendi një sërë lajmesh të mira, siç u shpreh ai, “për ata që punojnë dhe që besojnë te puna.”

Ndër të tjera, kryeministri u kujtoi pensionistëve se përtej atyre që mund të jenë thënë, qeveria do ta mbajë premtimin dhe do t’u shpërndarë një tjetër mbështetje sociale.

“Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine kemi disa lajme të mira për ata që punojnë dhe që besojnë te puna. Duke filluar nga paga minimale që përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive për këtë mandat, dhe përtej parashikimeve më optimiste është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë. Zbatimi është duke filluar nga prilli për të gjitha kompanitë, në shtet dhe në privat. Kemi gati edhe projektligjin për të mbajtur premtimin e dhënë që nuk do të ketë më tatim fitimi për pagën deri në 50 mijë lekë të reja...Pensionistëve dua t’u them se përtej të gjitha thashethemeve, të përditshme të politikës dhe mediave: nuk e kemi harruar premtimin për t’u shpërndarë një tjetër mbështetje speciale.”

Taksa e jashtëzakonshme mbi kompanitë që eksportojnë energji do të nisë të mblidhet në prill dhe më pas, shtoi Rama, një pjesë e të ardhurave do të shkojë për pensionistët.

Me rastin e Ditës së Verës, Elbasanin do ta vizitojë sot edhe kryedemokrati Sali Berisha.

https://a2news.com/2023/03/08/paketa-shperblyese-seshte-gati-te-moshuarit-mund-te-mjaftohen-vetem-me-indeksimin-e-pensionit-ne-prill/

A2 CNN Livestream

Dita jonë