Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tensionohet situata, avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 18:12 | Bota
Tensionohet situata, avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues amerikan mbi Detin e Zi, duke detyruar SHBA-në të rrëzojë dronin, thotë ushtria amerikane.

Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta neutralizohen atë.

"Veprimi i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit”, thuhet në njoftimin e Ushtrisë amerikane.

Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat ndërkombëtare. Helika e dronit u dëmtua dhe droni u ul në Detin e Zi, në perëndim të Krimesë, thotë zyrtari i mbrojtjes amerikane.

Avioni rus SU-27 ishte nisur drejt Krimesë dhe zbarkoi atje pas këtij incidenti, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur ndonjë dëmtim në “bishën” ajrore ruse.

https://a2news.com/2023/03/13/luhet-me-zjarrin-bombarduesi-berthamor-amerikan-prek-kufirin-rus/
https://a2news.com/2023/03/06/anije-ruse-ndodhen-prane-shqiperise-mediat-italiane-manovrat-e-moskes-detyrojne-ngritjen-e-avioneve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë