Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Thatësira, Venecia mund të bëhet si Dubai

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 14:59 | Bota

Thatësira e pazakonte që ka prekur vendin po bën që autoritetet lokale të Veneto-s në Itali të mendojnë një zgjidhje, dhe një mundësi është uji i detit.

"Ne kemi një burim të cilin nuk duhet ta shikojmë më pa vëmendje. Nuk përjashtoj përdorimin e impianteve të shkripëzimit për ujin e detit,"  tha presidenti i qarkut, Luca Zaia.

Bëhet fjalë për një sistem të provuar tashmë në 183 vende të botës. Me pak fjalë në Venecia mund të adaptohet një sistem i ngjashëm me atë të Dubait. Bëhet fjalë për një total prej rreth 16 mijë impiantesh, sipas të dhënave nga shoqata ndërkombëtare e shkripëzimit.

“Kjo praktikë është përdorur në qytete si Dubai, ku ka kopshte e palma dhe e gjithë kjo mbështetet nga shkripëzimi,” shtoi Zaia.

Lider në përdorimin e impianteve të shkripëzimit është Lindja e Mesme, ku prodhohet 47 për qind e ujit të pijshëm të shkripëzuar nga deti, por ka edhe shembuj në Evropë, duke filluar nga Spanja, ku në vitin 2021 janë vendosur 765 impiante.

Nga fjalët te veprat, një strategji e tillë kërkon burime dhe kohë për t'u zbatuar. Pa harruar kompleksitetin e procedurave burokratike.

“Duhet të kuptojmë se sa do të na kushtojë bilanci i energjisë, sepse shndërrimi i ujit të kripur në ujë të ëmbël kërkon energji,” shtoi Zaia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli