U kërkoi para të miturave për të mos iu publikuar foto personale, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar më: 14/3/2023, ora 10:32
FEMIJET NE KONFLIKT ME LIGJIN frame 3011 1280x720

U kërkoi para të miturave për të mos iu publikuar foto personale, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar më: 14/3/2023, ora 10:32

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrës pasi akuzohet se shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.