Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vdiq teksa performonte në skenë, zbulohet ku ka qenë para tragjedisë reperi Costa Titch

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 16:01 | Showbiz

Reperi i njohur Costa Titch, i cili ra në skenë në një festival muzikor e më pas ndërroi jetë, tronditi jo pak botën e artit e muzikës. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e fundit gjallë të tij, para se të binte pa ndjenja e të humbte jetën në koncert, para qindra fansave të tij.

Costa Titch ra në skenë gjatë koncertit të mbajtur në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johannesburg, më pas u ngrit nga një person pranë tij dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq rreth dy orë më vonë.

Familja e Costa Titch ndau në llogaritë e tyre në rrjetet sociale:

"Dhimbja për ne është e madhe. Ne u jemi mirënjohës ekipeve të reagimit të urgjencës dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm në orët e tij të fundit."

Mësohet se para koncertit ai ka qenë në hotelin ku po qëndronte me grupin, ndërsa nuk është parë askund tjetër para se të niste performancën e tij. Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.

https://a2news.com/2023/03/12/reperi-27-vjecar-rrezohet-ne-skene-nderron-jete-ne-menyre-tragjike/

A2 CNN Livestream

Dita jonë