Botërori 2030, shteti afrikan i bashkohet kandidaturës së Spanjës e Portugalisë, i paqartë fati i Ukrainës

Publikuar më: 15/3/2023, ora 09:25
Boterori 2030 shteti afrikan i bashkohet kandidatures se Spanjes e Portugalise i paqarte fati i Uk 1280x720

Botërori 2030, shteti afrikan i bashkohet kandidaturës së Spanjës e Portugalisë, i paqartë fati i Ukrainës

Publikuar më: 15/3/2023, ora 09:25

Maroku thotë se i është bashkuar kandidaturës së Spanjës dhe Portugalisë për të organizuar Kupën e Botës së vitit 2030, duke bërë të paqartë rolin e Ukrainës, që fillimisht i ishte bashkuar dy shteteve iberike. Por pas pushtimit të vendit nga Rusia në shkurt të vitit 2022 janë ngritur shqetësime për mundësitë e vendit për të qenë pjesë e këtij projekti.

Maroku ishte një ndër skuadrat surprizë të Botërorit të vitit 2022, duke u bërë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Franca e më pas mundi Kroacinë për të siguruar vendin e tretë në turne.

Maroku kishte kërkuar të organizonte edhe Botërorin e vitit 2010, por ai iu akordua Afrikës së Jugut. Për turneun e vitit 2030 kanë paraqitur kandidaturën e tyre edhe katër shtete nga Amerika e Jugut, Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai.

Vendimi përfundimtar për turneun e vitit 2030 do të merret nga Këshilli i FIFA-s në vitin 2024.

Botërori 2026 do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.