Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Drogë, spiunë dhe kamera”, Financial Times skanon Shqipërinë, shkruan për Rama-McGonigal

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 16:40 | Aktualitet
“Drogë, spiunë dhe kamera”, Financial Times skanon

Media prestigjioze ndërkombëtare Financial Times i ka bërë një skanim total gjendjes aktuale politike dhe kriminale në Shqipëri.

Fillimisht shkruan për dështimin e përmbushjes së zotimit të kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar bandat kriminale dhe përfshirjen e tij në disa skandale, brenda dhe jashtë vendit.

“Fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë u shfaq hapur muajin e kaluar. Policia hoqi qindra kamera survejimi të vendosura nga kriminelët, një operacion i gjerë spiunazhi për monitorimin e rivalëve dhe forcave të rendit”, shkruan Financial Times.

Vetë kryeministri është mbrojtur duke thënë për median prestigjioze se lufta ndaj krimit dhe trafikantëve është prioritet i qeverisë së tij.

Por Financial Times raporton se trafikantët shqiptarë kanë kaluar nga kanabisi në trafikun e kokainës dhe heroinës duke sjellë miliona euro të paligjshme në Shqipëri.

Në shkrim një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjes McGonigal, që thekson se reputacioni i Ramës jashtë vendit është dëmtuar nga kontaktet e tij me ish zyrtarin e FBI-së amerikane.

“McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225 mijë dollarë nga një oficer I inteligjencës shqiptare për të kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane”, raporton Financial Times duke sqaruar se në këmbim FBI duhej të hapte një hetim ndaj një agjencie në SHBA që lobonte për opozitën shqiptare. Gjithashtu përmend edhe pretendimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, se kontaktet e Ramës me McGonigal, kishin të bënin me vendosjen e tij në listën e zezë amerikane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani