Falimentimi i bankave në SHBA, kritika për rezervën federale, nuk dalloi sinjalet

Publikuar më: 15/3/2023, ora 16:12

Falimentimi i bankave në SHBA, kritika për rezervën federale, nuk dalloi sinjalet

Publikuar më: 15/3/2023, ora 16:12

Valë shoku përcolli falimentimi i dy bankave të mëdha amerikane, në Shtetet e Bashkuara, dukë vënë në pozicion turpërues rezervat federale. Banka qendrore amerikane po përballet me kritika të shumta pasi nuk dalloi ato që sipas vëzhguesve ishin sinjale të qarta banka Silicon Valley ishte në rrezik të lartë të kolapsit.

Ky ishte falimentimi i dytë më i madh në historinë e SHBA. Kritikët përmendin sinjale të tilla si rritja e  shpejtë e bankës që nga pandemia, niveli jashtëzakonisht i lartë i depozitave të pasiguruara dhe investimet e saj të shumta në obligacionet afatgjata të qeverisë dhe letrat me vlerë, të cilat ranë në vlerë ndërsa normat e interesit u rritën.

“Është e pashpjegueshme se si mbikëqyrësit e Rezervës Federale nuk mund ta shihnin këtë kërcënim të qartë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bankave dhe për stabilitetin financiar,” tha Dennis Kelleher Shefi ekzekutiv i firmës Better Markets.

Rezerva Federale ishte mbikëqyrësi kryesor federal i bankës me qendër në Santa Clara, Kaliforni. Banka mbikëqyrej gjithashtu nga Departamenti i Mbrojtjes Financiare dhe Inovacionit në Kaliforni.

Tani pasojat e falimentimit të bankës Silicon Valley, së bashku me bankën Signature me bazë në Nju Jork, e cila falimentoi gjatë fundjavës, po komplikojnë vendimet e ardhshme të Rezervës Federale rreth asaj se sa lart do të rrisë normën e saj të interesit në luftën kundër inflacionit kronik të lartë.

Shumë ekonomistë thonë se banka qendrore ka të ngjarë të rrisë normat e interesit me një gjysmë pikë javën e ardhshme, gjë që do të përbënte një hap në luftën e saj të inflacionit. Norma e saj aktualisht qëndron në rreth 4.6%, niveli më i lartë në 15 vjet.