Festë dhe protestë në Iran, 11 viktima dhe mbi 3500 të plagosur në orët e fundit

Publikuar më: 15/3/2023, ora 17:03
MB TRAZIRAT IRAN frame 462 1280x720

Festë dhe protestë në Iran, 11 viktima dhe mbi 3500 të plagosur në orët e fundit

Publikuar më: 15/3/2023, ora 17:03

Shpërthejnë protestat masive anti-qeveritare në Iran. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 3500 të tjerë mbetën të plagosur në manifestimet e mbrëmjes së kaluar, që përkuan dhe me festën e së mërkurës së fundit përpara vitit të ri iranian.

Bilanci tragjik është konfirmuar nga Xhafar Miadfar, kryetar i organizatës kombëtare për emergjencat mjekësore, gjatë një fjalimi në televizionin publik.

Kjo festë është cilësuar pagane nga klerikët shija, ndërsa kreu i policisë iraniane i konsideroi tepër të rrezikshme celebrimet, që në pjesën më të madhe bëhen përreth një zjarri. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se sa persona janë arrestuar.