Fitore e hidhur e Partizanit ndaj Vllaznisë, të “kuqtë” eliminohen nga Kupa

Publikuar më: 15/3/2023, ora 20:06
vllaznia 1093x720

Fitore e hidhur e Partizanit ndaj Vllaznisë, të “kuqtë” eliminohen nga Kupa

Publikuar më: 15/3/2023, ora 20:06

Vllaznia është skuadra e fundit që ka marrë biletën e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët u mposhtën minimalisht 1-0 nga Partizani, por në fund ishin ata që kaluan më tej pasi kishin fituar 3-1 ndeshjen e parë të zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Në takimin e zhvilluar pasditen e së mërkurës, Partizani realizoi golin e vetëm me anë të Mensah që në minutën e 25-të, por Vllaznia u mbrojt në mënyrën e duhur në minutat në vazhdim duke marrë kualifikimin.

Tashmë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë janë të plota dhe skuadrat që vijojnë të synojnë ende trofeun këtë sezon janë: Tirana, Vllaznia, Teuta dhe Egnatia.