Gjendet te Liqeni një vajzë 4 vjeç, policia: Na ndihmoni të gjejmë familjarët

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 19:46 | Aktualitet

Një vajzë e vogël, vetëm 4 vjeç, është gjetur e vetme te Liqeni Artificial mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën apel për ndihmë për gjetjen e familjarëve.

Policia thotë se vajza quhet Merkel, ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.

Njofton policia

Në më pak se një orë, nëna e vajzës së vogël u paraqit në komisariat dhe e mori në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto e publikuar nga policia

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu