Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Inceneratori i Fierit, shtyhet seanca pasi mungon prokurori

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 11:19 | Kronikë
Inceneratori i Fierit, shtyhet seanca pasi mungon prokurori

Gjykata e Posaçme shtyn për në 24 mars seancën paraprake për të akuzuarit e inceneratorit të Fierit. Shkak i shtyrjes mosprania e prokurorit Dritan Prençi.

Për këtë çështje, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK, Bllako, Koka dhe zyrtarët e tjerë kanë shkelur ligjin me procedurat e dhënies së koncensionit, si dhe kanë falsifikuar dokumentet për pronën mbi të cilën është ndërtuar ky objekt.

Në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi se dy ish-zyrtarët e lartë në bashkëpunim kanë shpërdoruar detyrën përmes veprimeve e mosveprimeve në procedurën e ndjekur për ndërtimin e inceneratorit dhe shpronësimin e tokës. Sipas SPAK, prej favorizimit të paligjshëm të kompanisë fituese, ish-ministri Koka ka përfituar gati 1,4 milionë euro ryshfet, ndërsa Bllako 14 milionë lekë të rinj.https://www.youtube.com/embed/GlqIFAqfXQU?feature=oembed

Për Kokën, SPAK pretendon edhe pastrim të parave, përmes ngritjes së një skeme fiktive, ku shoqëri të drejtuara nga persona të afërt me ish-ministrin, përfitonin para përpunime të pakryera në incenerator. Mes të pandehurve në dosje është biznesmeni i shpallur në kërkim Klodian Zoto, aksioneri kryesor i shoqërisë që fitoi koncensionin për inceneratorin e Fierit. Ai akuzohet për ryshfetet e majme ndaj Kokës e Bllakos, si edhe ndaj Arbën Dervishajt, mbikëqyrësit të punimeve në incenerator, Etleva Kondit, anëtares së dhënies së koncensionit, të cilëve në disa raste iu ka paguar bileta udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe qëndrimin në hotele jashtë vendit.

Për të pandehurin Arben Dervishaj, zv.president i FSHF dhe sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, SPAK pretendon se ka miratuar situacione për punime fiktive në incenerator në vlerën e 4 milionë eurove, si edhe ka marrë përfitime të paligjshme nga Zoto.

Për të pandehurit e tjerë të dosjes, anëtarët e komisionit të dhënies së koncensionit dhe administratorët e kompanive, që kanë marrë shuma parash për punime që nuk i kanë kryer në të vërtetë, janë ngritur përkatësisht akuza të “shpërdorimit të detyrës” dhe “pastrim të parave”. 

https://a2news.com/2022/03/30/inceneratoret-si-u-ngrit-afera-korruptive/
https://a2news.com/2023/02/10/i-tmerruar-qe-2-inceneratoret-nuk-funksionojne-brace-di-pertej-emrave-te-perfshire-zgjidhjen-ta-jape-drejtesia/

A2 CNN Livestream

Dita jonë