KAS bashkon për shqyrtim ankimimet e Alibeajt dhe Berishës, seanca nesër

Publikuar më: 15/3/2023, ora 15:58
KAS

KAS bashkon për shqyrtim ankimimet e Alibeajt dhe Berishës, seanca nesër

Publikuar më: 15/3/2023, ora 15:58

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë të Sali Berishës, të cilat ankimuan vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00, me relator Koli Bele.

“KAS vendosi bashkimin për shqyrtim të dy kërkesave ankimore 32 dhe 33, në seancën publike publike në datën 16.03.2023, në orën 12 me relator z. Koli Bele.”, thuhet në njoftimin e KAS për ankimimet e dy grupimeve të Partisë Demokratike.