Kupa e Shqipërisë, dorëzohet Laçi, Egnatia për herë të parë në gjysmëfinale

Publikuar më: 15/3/2023, ora 16:44
egnatia laci

Kupa e Shqipërisë, dorëzohet Laçi, Egnatia për herë të parë në gjysmëfinale

Publikuar më: 15/3/2023, ora 16:44

Egnatia realizoi një arritje historike, duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit fituan 3 me 0 në trasfertën e luajtur në Laç, teksa sfida e parë çerekfinale ishte mbyllur në barazim pa gola.

Fernando Medeiros dy herë dhe Kasa, realizuan rrjetat e fitores së Egnatias, që tashmë pret rivalin nga shorti dhe ëndërron Evropën, pse jo si fituese e Kupës.