Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk ka marrëveshje më të mirë”, SHBA mbron planin europian: Sjell përfitime reale

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 13:59 | Kosova
“Nuk ka marrëveshje më të mirë”, SHBA mbron

Nuk ka marrëveshje më të mirë në dispozicion për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë sesa plani europian.

Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili theksoi se plani sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike. Ai kujtoi se palët e kanë pranuar atë dhe tha se për zbatimin e tij do të diskutohet në fundjavë: “Më duhet të jem i qartë, SHBA vlerëson se në këtë moment nuk ka një marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Nëse Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, SHBA do t'i ripërtërijë përpjekjet për ta ndihmuar vendin që t'i bashkohet partneritetit të NATO-s për paqe”.

Ambasadori amerikan theksoi se fokusi kryesor tani duhet të jetë te “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së. Kurti tha të martën se është optimist për takimin, por se nuk varet gjithçka prej tij. Vuçiç nga ana tjetër ka vënë si kusht krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Miroslav Lajçak tha në përfundim të vizitave në Prishtinë dhe Beograd se pa asociacionin nuk mund të ketë marrëveshje. 

https://a2news.com/2023/03/14/lajcak-flet-me-gjuhen-e-vucic-pa-asociacion-ska-marreveshje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë