Pjesa jugore e Turqisë është përfshirë nga përmbytje masive, të shkaktuar nga reshjet e pandërprera dhe intensive të dy ditëve të fundit, vetëm 6 javë pas tërmeteve shkatërrimtare që vranë rreth 55 mijë persona.
Mediat e huaja kanë shpërndarë pamjet e vërshimeve të frikshme të ujërave në qytetin e Sanliurfa, të njohur ndryshe si Urfa, ku shihet rrjedha e ujit që kalon si një lumë nëpër rrugët e qytetit duke marrë para ç’të gjejë, ndërsa niveli arrin deri në lartësinë e një makine.
Mediat lokale raportojnë për katër të vdekur deri më tani dhe dy zjarrfikës, që rezultojnë të humbur.
Vërshimet nuk kanë kursyer as shtëpitë “kontejnerë” të familjeve të strehuara në to pasi ngelën të pastrehë pas tërmeteve të 6 shkurtit, duke shkaktuar deri më tani 1 të vdekur dhe katër të humbur. (A2 Televizion)