Policia e gjeti vetëm te Liqeni në Tiranë, “bëhet e gjallë” nëna e Merkelit

Publikuar më: 15/3/2023, ora 20:24
Untitled collage 6 1 1280x720

Policia e gjeti vetëm te Liqeni në Tiranë, “bëhet e gjallë” nëna e Merkelit

Publikuar më: 15/3/2023, ora 20:24

Mbrëmjen e sotme Policia e Tiranës njoftoi se kishte gjetur një vajzë 4-vjeçare te zona e Liqenit Artificial në kryeqytet, e cila ishte e vetme dhe e pashoqëruar nga prindërit.

Për këtë, pasi e morën në komisariat, Policia e Tiranës lëshoi një njoftim për mediat ku bënte thirrje për gjetjen e prindërve të vajzës së vogël.

Vetëm pak çaste më pas, në ambientet e Komisariatit nr. 1 të Tiranës është paraqitur nëna e vajzës, e cila e mori më vete në banesë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tiranë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se: Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.”, njoftoi Policia e Tiranës.