Regjistrimi i PD në zgjedhje, sot, afati i fundit për koalicionet

Publikuar më: 15/3/2023, ora 16:31
MB PD NE KAS frame 0 1280x720

Regjistrimi i PD në zgjedhje, sot, afati i fundit për koalicionet

Publikuar më: 15/3/2023, ora 16:31

Sot, deri në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në lokalet e 14 majit.

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë kërkesën e PD të grupimit Alibeaj për të shfuqizuar vendimin e kryekomisionerit, i cili të martën vendosi për të mos e regjistruar këtë forcë politike si subjekt zgjedhor.

Gjithashtu KAS pranoi bashkimin në të njëjtën çështje edhe të ankimimit të Sali Berishës. Relatori i të dyja çështjeve të bashkuara do të jetë Koli Bele.

E enjtja do të jetë vendimtare për PD nëse do të regjistrohet si subjekt zgjedhor apo jo, ndërsa shkalla e vetme që mbetet për ankim është Kolegji Zgjedhor i Apelit.