Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës

Publikuar më: 15/3/2023, ora 15:04
burgu drenove 1024x577

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës

Publikuar më: 15/3/2023, ora 15:04

Shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës. Burime konfirmojnë se Altin Gusho i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar sot nga detyra.

Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit. Sipas informacioneve, vendin e tij e zë Durim Toska.

Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit. Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.