Tragjedia në Larisa, kompania private e hekurudhave dëmshpërblen familjarët e viktimave e të lënduarit

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 19:26 | Ballkani

Hellenic Train, kompania private e hekurudhave në Greqi ka bërë sot të ditur se do të dëmshpërblejë familjarët e viktimave dhe të lënduarit në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Larisa.

Siç thuhet në njoftim, pavarësisht se kompania nuk është përgjegjëse për aksidentin, “për arsye të ndjeshmërisë së veçantë sociale dhe duke marrë parasysh Legjislacionin dhe Praktikën Evropiane në aksidente të ngjashme hekurudhore, do të ndahen dëmshpërblime për të prekurit.

Më konkretisht, familjarëve të pasagjerëve të ndjerë do t’u jepen një shumë paraprake prej 42.000 eurosh.

Kurse, për pasagjerët e lënduar, pavarësisht nga dëmtimet që kanë marrë do të shpërndahen nga 5000 euro nëse në datën e këtij njoftimi nuk janë shtruar në ndonjë spital apo klinikë dhe 10, 000 euro nëse në datën e njoftimit mund të jenë të shtruar në çdo spital apo klinikë, me qëllim plotësimin e nevojave financiare imediate.

Njëkohësisht familjeve të viktimave, të lënduarve dhe pasagjerëve të tjerë do t'u jepet dëmshpërblim prej 300 euro për bagazhet që humbën si pasojë e aksidentit.

Kujtojmë se Hellenic Train javën e kaluar ka lëshuar një deklaratë në të cilën njoftoi se nuk do të aktivizojë përjashtimin për pagesën e dëmshpërblimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore në Larisa.

Siç është bërë e ditur, OSE dhe Hellenic Trains janë të përjashtuar nga detyrimi për të paguar dëmshpërblime me vendime ministrore, i pari është nxjerrë në vitin 2009.

Rinovimi i fundit, sipas Autoritetit Rregullator të Hekurudhave në Greqi, ka qenë në vitin 2019 dhe skadon në vitin 2024.

https://a2news.com/2023/03/02/perplasja-e-trenave-ne-larisa-mediat-3-shqiptare-humben-jeten/
https://a2news.com/2023/03/02/aksidenti-tragjik-ne-greqi-nje-studente-shqiptare-mes-te-pagjeturve-ne-larisa/

A2 CNN Livestream

Dita jonë