Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vjosa Park Kombëtar, 80 mln dollarë për mosderdhjen e ujërave të zeza në lumë

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 16:03 | Aktualitet
Vjosa Park Kombëtar, 80 mln dollarë për mosderdhjen e

Pas shpalljes së  Vjosës Park Kombëtar, Kryeministri Rama ka folur nismën e qeverisë deri në marrjen e vendimit. I njohur si i fundmi lume i egër në Evropë, kreu i qeverisë nga Tepelena foli për investimet që do të ketë në bashkitë që lagen nga Lumi Vjosë.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat dhe ironitë ndaj shoqatave të ndryshme  evropiane, të cilat më herët kanë mbështetur lëvizjet kundër dëmtimit të Vjosës.

Mbi 12700 hektarë është zona e mbrojtura  përgjatë lumit Vjosë dhe degëve të tij. Kryeministri Rama deklaroi se ka nisur bisedimet me palën greke, aty ku fillon Vjosa, për ta trajtuar lumin si pasuri të përbashkët.

Ndërsa për menaxhimin e Parkut kombëtar të Vjosës, qeveria po sheh mundësinë e aplikimit e të njëjtës formulë menaxhimi si ajo në Parkun Kombëtar të Butrintit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë