Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 93%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 7%
  • Lodhja fizike 0%

Amnistia Fiskale, Varhelyi: Mbështesim formalizimin e ekonomisë, por jo duke kaluar vijat e kuqe

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 21:46 | Politikë
Amnistia Fiskale, Varhelyi: Mbështesim formalizimin e ekonomisë, por

Duke folur për Amnistinë Fiskale, Komisioneri Varhelyi u shpreh se BE mbështet formalizimin e ekonomisë, ndërsa deklaroi se ka sigurisht vija të kuqe të rëndësishme që duhen respektuar, nëse duhen respektuar rregullat dhe normat e Bashkimit Evropian.

“Kolegët tanë po punojnë së bashku me administratën këtu në Tiranë. Siç e kuptojmë ne mendimin e qeverisë është se ende një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë punon në sektorin informal dhe sigurisht që për çdo vend kandidat është me rëndësi të jashtëzakonshme ta legalizojë të gjithë ekonominë. Ndaj, kemi nevojë për masa që ta shndërrojnë ekonominë informale në ekonomi të ligjshme. Për këtë mund të ndërmerren shumë veprime. Një prej tyre është të mendohet për asetet që janë aktualisht jashtë dhe sigurisht ne po shohim mënyrat se si qeveria po i shqyrton këto veprime. Ajo çka është shumë e qartë për ne, gjë që e kemi diskutuar edhe me kryeministrin dhe delegacionin e tij, është që sigurisht pajtohemi me synimin, që është shndërrimi i ekonomisë informale në ekonomi të ligjshme, por duhet të sigurohemi se çdo veprim i ndërmarrë të përputhet me rregullat që kemi në Bashkimin Evropian, por edhe në FATF dhe në Moneyval, të cilat garantojnë se nëse ka veprime të tilla, ato të bëhen në një mënyrë ligjërisht të shëndetshme. Jemi ende duke shqyrtuar opsionet e ndryshme dhe shpresoj të gjejmë zgjidhjet e duhura teknike në mënyrë që të bëjmë një hap për çrrënjosjen e ekonomisë informale dhe ta reduktojmë edhe më shumë.

Mendoj se ka mënyra të shëndetshme për ta bërë që ne duhet t’i gjejmë. Ka sigurisht vija të kuqe të rëndësishme që duhen respektuar nëse duhen respektuar rregullat dhe normat tona. Dhe ne sigurisht që do të këmbëngulim për këtë, por mendoj se është e mundur, kemi parë shembuj në të kaluarën, por duhet bërë me mënyrën e duhur dhe na duhet ende të punojmë për këtë. Këto janë çështje shumë të ngatërruara, edhe teknikisht, prandaj kemi nevojë për më shumë kohë, por shpresoj se ashtu si në çdo rast të mëparshëm, gjithmonë do të arrijmë një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë, duke u siguruar që ajo që po ndodh në Tiranë do të jetë në përputhje me rregullat dhe normat tona.”, u shpreh Komisioneri Oliver Varhelyi.

https://a2news.com/2023/03/16/keshilli-i-stabilizim-asociimit-ne-tirane-komisioneri-varhelyi-per-a2cnn-ka-nxitur-agjenden-evropiane-si-kurre-me-pare/
https://a2news.com/2023/03/16/komisioneri-varhelyi-ka-nje-vullnet-te-forte-politik-per-ta-futur-sa-me-shpejt-ballkanin-perendimor-ne-be/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli