Berisha non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Borrell: Nuk ka asnjë propozim për sanksione nga BE

Publikuar më: 16/3/2023, ora 13:36
WhatsApp Image 2023 03 15 at 14.30.57 1079x720

Berisha non grata nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Borrell: Nuk ka asnjë propozim për sanksione nga BE

Publikuar më: 16/3/2023, ora 13:36

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se nuk ka asnjë propozim për të shpallur non grata Sali Berishën, siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Nga ana jonë, e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet në këshill, por me sa di unë nuk ka asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”, tha Borrell gjatë një konferencë për mediat në Tiranë, ku mori pjesë në këshillin e Stabilizim-Asocimit.