Cikalleshi, sinjal për Sylvinho-n

Publikuar më: 16/3/2023, ora 15:59

Cikalleshi, sinjal për Sylvinho-n

Publikuar më: 16/3/2023, ora 15:59

Edhe pse është huazuar në kampionatin arab gjatë këtij sezoni, Sokol Cikalleshi i jep sinjale të qarta trajnerit Silvinjo, përpara angazhimit të Kombëtares në kualifikueset e Europianit 2024. Sulmuesi shënoi golin e parë në fitoren e Al Khalej, në Ligën Profesionale të Arabisë. Kjo ishte rrjeta e shtatë e Cikalleshit në këtë sezon, me yllin shqiptar që i riktheu shpresat ekipit të tij, në garën për të qëndruar mes më të mirëve.