E rëndë në Durrës, 44-vjeçarit i shpërthen predha e artilerisë e gjetur në koshin e mbeturinave

Publikuar më: 16/3/2023, ora 16:25
predha

E rëndë në Durrës, 44-vjeçarit i shpërthen predha e artilerisë e gjetur në koshin e mbeturinave

Publikuar më: 16/3/2023, ora 16:25

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, ndërsa shtetasi R. N., 44 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.